Monika Kryemadhi foli shumë pak sot në tubimin e bashkeshortit president, duke preferuar vetem te shprehet e habitur per menyren e organizimit dhe pjesemarrjen.

Teksa qëndroi e distancuar nga turma, Kryemadhi me nje flamur ne dore, para mediave tha vetëm dy fjali.

Ajo u shpreh e surprizuar për pjesëmarrjen dhe sipas saj, Parlamentin e shpërndau populli sot.

“E vetmja gjë që duhet të them që pjesëmarrja e jashtëzakonshëm është surpriza më e madhe. Parlamentitn e shpërndau populli sot, mjafton që të dëgjoje brohorimat e shqiptarëve”.

Gjatë tubimit, Kryemadhi u pa krah Vassdilit dhe Gjoashajt duke valëvitur një flamur në duar.

Ndërsa në rrjetet sociale, shpërndante live çfarë ndodhte me protestën me mbishkrimin:

“Sot të gjithë nën një flamur, flamurin Kombëtar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re