Skip to content

Kryemadhi e vendosi të 7-in në listë, Lefter Maliqi: Do t’i tregoj Rilindjes që fitoj thellë fare vetëm, po s’fitova do kandidoj për bashkinë

Deputeti Lefter Maliqi është konfirmuar zyrtarisht i 7 në listën e LSI-së për qarkun e Beratit.

Gjatë një prononcimi për mediat, Maliqi tha se qëllimi i tij është të tregojë Rilindjes se do të dalë më i votuari në Berat.

Ai thotë se po nuk fitoi do të kandidojë për bashkinë.

‘Qëllimi im është që t’u tregoj Rilindjes që jam më i votuari në qarkun e Beratit, unë do të dal deputet me vota të drejtpërdrejta në qarkun e Beratit. Nëse nuk do të dal do të vazhdoj sfidat e mia, në të githë detyra e reja, dhe nuk e kam fshehur se kam synim që të jem drejtues i pushtetit vendor atje. Do të jem për një karrierë të gjatë në opozitën e bashkuar.’- tha Maliqi.