Monika Kryemadhi ka zbuluar disa mesazhe që Rama i kishte dërguar.

Kryemadhi akuzoi Ramën se punon vetëm për pushtet, ndërsa tha se LSI
është një strukturë morale dhe shpirtërore shumë e fortë dhe jo
strukturë që mendon veç për pushtet.

“Tani e pashë. Meta nuk ma tha. Paska bërë shumë mirë që s’ma ka
thënë. Për mua dhe LSI ka shumë vlerë ai mesazh. Tregon planin e Ramës
më 2017 për të shkarkuar Bashën dhe për të emëruar kryetar tjetër.
Domethënë s’paska pasur marrëveshje, por Rama paska pasur plane. Makthi i
Ramës qenka LSI.

Më çonte mesazhe me njerëzit e vet dhe thoshte s’do mbushësh sallat
më. Bleu drejtorët e LSI dhe i mbajti ca zëdhënësa, i mori këta dhe
kujtoi se LSI ishin këta. LSI është strukturë solide shpirtërore dhe jo
pushteti. Për LSI janë harxhuar para pa fund, sepse LSI palcën e vet e
ka bazuar te sistemi dhe jo te pushteti dhe as te punësimi. Pas LSI nuk
lidhen njerëzit për para, sepse i blente Rama. LSI është parti solide me
moral.”, tha Kryemadhi.

Sa i takon deklaratave të presidentit Ilir Meta se opozita nuk duhet
të përdorë dhunën, Kryemadhi vlerësoi se Meta bën punën e tij si
president.

“Ilir Meta do të bëjë punën e tij si President. Jo vetëm Meta ka bërë
thirrje për dhunë, por edhe Sandër Lleshi ka bërë thirrje anti-dhunë.
Vërtetë ne mund të jemi nxitës të qytetarëve për të protestuar. Nëse nuk
do të kishte ç’dekret të presidentit do të kishte përplasje bandash.

Sot nuk garantohet dot siguria e qytetarit, jo qytetarit. Një nga
problemet e 30 qershorit s’do ishte Rama e Basha, problemi do ishte se
viktima do ishin shqiptarët.  A e dini sa fletë votimi kanë ardhur nga
Sllovenia pa certifikim”, u shpreh Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re