Kur do të organizojë opozita protestën e radhës? Kjo ishte pyetja për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, në “Çim Peka LIVE”. Sipas saj, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka ndikuar në axhendën e opozitës.

Peka: Çfarë i pengoi qytetarët të dilnin në 2 mars?! Kur do t’i udhëhiqni këta njerëz?

Kryemadhi: Ne si LSI kemi disa këndvështrime të ndryshme për protestat. Unë kam strukturë tjetër, PD ka strukturë tjetër. Unë jam parti e majtë, jo e djathtë. Në historinë e Shqipërisë, fut edhe 97, edhe 90, sa protesta ka bërë kjo opozitë në 2019 nuk është bërë në të gjithë kohën. Brenda saj ka një menaxhim perfekt të kësaj opozite që ju duket e paaftë për të rrëzuar këtë qeveri.

Kjo opozitë ka një axhendë ku nuk do të bëjë asnjë gabim. Djegia e mandateve, mospërfshirja në zgjedhje, tërmeti i 26 nëntorit, pandemia, të gjitha këto nuk kanë qenë axhendë e opozitës. Edhe unë mund të nisem në një shtet tjetër se ngel.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Opozita ka edhe një defekt, PR-in, marrëdhëniet me publikun. Duhet të jetë më e organizuar.

Peka: Do bëni protestë para zgjedhjeve?

Kryemadhi: Do i bëjmë të gjitha ne. Protesta, aksione politike.

Peka: Kur ka zgjedhje?

Kryemadhi: Një orë e përpara të bëhen do të jetë më mirë për shqiptarët. Do të sillte një çlirim të ekonomisë shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta mbyllim sa më shpejt reformën zgjedhore, çka sjell edhe zgjedhje të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re