Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, pas ndarjes.

Deklarata e saj erdhi në një kohë kur Meta është kandidat në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Kryemadhi vijon të jetë aktive në terren për të mbështetur fushatën e tij dhe të koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

Monika Kryemadhi tha se historia e saj emocionale me Ilir Metën ka mbaruar, por do vazhdoj ta mbështes.

Unë dhe Ilir Meta nuk kemi pasuri për të ndarë, nuk jemi të pasur pasuria jonë më e madh janë fëmijët tanë. Nuk ka më kthim pas për mua dhe Ilir Metën, unë tani do të eci vetëm përpara. Sigurisht që kafe do të pi me Metën sepse ne do të martojmë fëmijët e shumë gjëra të tjera. Marrëdhëniet e mia me Ilir Metën janë ndërprerë. Ata që nisën këtë divorc nuk i kanë bërë llogaritë mirë, por do e shikojnë pas 11 majit. Mua Ilir Meta më la për Kushtetutën, tani ai të martohet me Kushtetutën dhe me ata që dëgjoi. Pasuria më e madhe e tij është vota. Historia ime emocionale me Ilir Metën ka mbaruar. Nuk kam asgjë për të ndarë me të. Ilir Metës t’i rrojë partia”, u shpreh Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko