Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur për marrëveshjen e firmosur ditën e sotme mes PD dhe LSI.

Kryemadhi deklaroi se LSI dhe PD do të jenë bashkë edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe se dita e zgjedhjeve do të jetë një referendum kundër Edi Ramës.

Kryemadhi tha se skema që opozita ka zgjedhur, maksimalizon votat dhe do të sjellë përmbysjen e “sektit të Rilindjes”.

“Kjo ishte pjesë e të gjithë angazhimit dhe axhendës opozitare, që kemi organizuar si front opozitar, kundër qeverisjes së Rilindjes dhe Edi Ramës. Firmosja e marrëveshjes nuk ka të bëjë me këtë drejtim që kërkoni ti jepni ju.

Sa më shumë të rinj, të reja, të përfshihen për të qenë përfaqësues në listat e PD dhe LSI, që kanë identitete të ndryshme, është një përfshirje dhe zgjerim i figurave të reja.

Ne kemi rakorduar dhe do të rakordojmë strategjinë për të përmbysur me votën e shqiptarëve, sektin e Rilindjes.

Është shumë e qartë, maksimalizimi i rezultatit është qëllimi kryesor, ku shqiptarët të kenë mundësi të përfshihen.

Duke u bashkuar në një listë u hiqet mundësia e garimit shumë personave. Njerëzit kanë shanse dhe mundësi të garojnë.

Shqiptarët kanë nëvoje, të dinë a do të kenë punë nesër, a do t’ju mbijetojë apo jo biznesi, jo si do dalë opozita në zgjedhje. Ky është një koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor. Është koalicion që ka të bëjë me hartimin e prioriteteve politike dhe programore të të dyja partive. Jemi të gjitha bashkë, janë të gjithë shqiptarët bashkë.

Marrëdhënia e LSI dhe PD, është zyrtare dhe transparente”, tha Kryemadhi.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re