Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se, i qëndron plotësisht marrëveshjes së bërë me Lulzim Bashën në 2019, që ky i fundit të zgjidhet kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ajo tha po ashtu se, motoja e LSI-së në këto zgjedhje do jetë: “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve”.

Po flisnin për listat ku me sa duket LSI do dalë me lista të ndara, po për për sloganin keni menduar?

Kryemadhi: Po. “Shqipëria shtëpia e shqiptarëve”. Sot çështja e shpopullimit është një nga cështjet më të mëdha dhe një nga sfidat që ka LSI: “Si do i rikthejmë këta njerëz? Nëse nuk bëjmë gjënë e parë të ngremë barrierë ndaj shpopullimit”.

Si do t‰ ndahet pjesa e kryeminstrisë nëse fitoni zgjedhjet?

Kryemadhi: Unë e kam bërë të qartë dhe i qendroj deklaratës sime që zoti Basha do jetë kryeministër, i qëndroj marrëveshjes së 23 prillit 2019 . Ne kemi nënshkruar një marrëveshje kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë. Kemi kohë deri më 25 prill, ku e gjithë opozita do ketë angazhim për të krijuar frymën për përmbysjen e regjimit kriminal.