Partia Socialiste ka vendosur në një zonë të ‘sigurt’ fituese ish-ministrin e Drejtësisë me LSI-në, Nasip Naçon, në qarkun e Beratit, të cilin e ka renditur të tretin në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Report Tv, Naço pranoi se largimi nga LSI nuk ka qenë i lehtë, por kjo sipas tij ka ardhur për shkak të eksperimenteve të ndërmarra pas 2017 nga kjo parti.

Madje Naço shtoi se atij i është kërkuar që të kandidojë në Durrës, duke humbur kështu elektoratin që ka në Berat dhe pa asnjë koment janë larguar të gjithë drejtuesit e qarkut në Berat.

Sigurisht që ka qenë e vështirë nuk është në karakterin tim që të hidhja një hap të tillë, por thash që ka qenë në vazhdimësi eksperimentet politike të LSI-së, nga 2017 pas largimit të zotit Meta brenda LSI-së ka qenë një grup i vogël që merrte vendime në çdo rast duke ecur me fakt të kryer.

Nuk kanë qenë vizionar në drejtimin e LSI dhe thash që ka dështuar me sukses. Një pjesë e elektoratit rreth 80% më kanë kërkuar që të kandidoj me PS-në dhe ato të votonin për PS-në.

Largimi im ka qenë një largim tinëzar i tyre, pasi kërkonin maksimumin që të kandidoja në Durrës dhe sërish në Berat dhe në një moment për të gjithë ish kandidatët dhe atë që kanë kontribuar në LSI në qarkun e Beratit u larguan pa u dhënë asnjë koment, duke na larguar neve drejtuesit dhe duke mbajtur në drejtuesit dhe duke kërkuar që të mbajnë elektoratin, por kjo gjë nuk do të funksionojë, pasi ne prej vitesh jemi të lidhur me elektoratin. Ishte dëshira e tyre që të kandidoja kombinuar edhe me një kërkesë të kryeministrit. Fillova disa muaj që të ushtroj profesionin, tim të avokatit.

Kjo është një nga arsyet që unë jam ndryshe, pasi nuk jam rrogëtar apo oborrtar i LSI-së. Nuk jam paguar asnjëherë nga kryesia e LSI-së siç ka shumë të tjerë aty. Nuk kam qenë asnjëherë vasal i askujt. Kur të mos jem i mbështetur nga qytetarët do të largohem.’- tha Naço.

Naço nënvizoi se objektivi i PS-së në Berat është maksimumi 6 mandate nga 7 që janë në total.

Objektivi i PS për qarkun e Beratit minimumi 5 deputetë dhe maksimumi 6, nga 7 mandate që janë në Berat. Unë besoj se do të jetë qarku surprizë. Votohet për subjektin politik, pastaj do të votohet edhe për kandidatët.’- tha Naço.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re