Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka uruar shërim të shpejtë nga Covid-19 Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.
“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për një shërim të shpejtë për Zonjën e Parë Melania Trump dhe Presidentin e SHBA Donald Trump”, shkruan Kryemadhi.
Trump dhe e shoqja u konfirmuan me Covid-19, mëngjesin e sotëm. Ishte vetë kreu i shtëpisë së Bardhë që e dha lajmin me anë të një statusi në rrjetet sociale.
