Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin “Open”, pas rizgjedhjes në krye të partisë.

Kryemadhi deklaroi se nuk ka marrë një urim nga Ilir Meta për ktë ngjarje, me gjasë edhe për faktin se nuk ka ndonjë gjë të madhe për të festuar, sepse përballë Kryemadhit nuk pati ndonjë kandidat.

Por, Kryemadhi u shpreh se Meta ka patur një arsye për t’u gëzuar. Bëhet fjalë, për faktin se ajo më në fund ka pranuar të vendosë maskën.

“Jo, Ilir Meta nuk më ka uruar. Por, është i lumtur që vura maskën”, deklaroi ajo.

Kryemadhi tha se zgjedhjet më shumë në LSI, ishin një referendum se sa një garë me rivalë. Ajo tha se pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë, çka e sheh si ngjarje pozitive edhe në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re