Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon ditën e sotme një takim me disa të rinj në Korçë, që votojnë për herë të parë.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, por dhe reshjet e dëborës, Kryemadhi tha se LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve të rinj.

Mes të tjerash ajo nuk i kurseu as batutat, teksa kujtoi faktin se ajo nuk është votuese për herë të parë e LSI-së.

“Ju falënderoj ju të rinjve në Korçë, pasi ne duam që çdo gjë duam që të shkojë në duart tuaja. LSI është partia që rritet në çdo zgjedhje për shkak të votuesve për herë të parë.

Votuesit për herë të parë kanë qenë të LSI. Unë nuk kam qenë me thënë të drejtën. (Qeshin të rinjtë) (Ka qenë me PS) Ne duhet t’i bëjmë jo bllokadë, por ta eliminojmë të çdo lloj barriere që i krijohet mundësia për të rinjtë.

Ndaj kemi zgjedhur Petrikën që t’ju përfaqësojë në listën e deputetëve të qarkut Korçë. Ai është njeri që është identifikuar me traditën e Korçës.

Do dëshiroja që në mandatin tjetër mos të kishim vetëm Petrikën, por djem e vajza të tjerë.

Mos të drejtohet më me oligarkë që janë me katër klasë shkollë, që pasurohen me para të buxhetit të shtetit dhe më pas drejtojnë jetën tuaj.

Për tre kilometra të bësh tre orë rrugë, është e tmerrshme.”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re