Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se opozitës i është hequr e drejta e fjalës. Teksa po debatonte me drejtuesen e seancës parlamentare Ermonela Felaj, Kryemadhi tha se me këtë situatë të krijuar deputetëve s’i ka mbetur gjë tjetër vetëm të marrin karriget për t’ua thyer në kokë njëri-tjetrit.

“Në radhë të parë, dua ta filloj që në mënyrën se si e drejtoni seancën. Kur ia hiqni të drejtën e fjalës opozitës, ngelet që të thyejmë kokës njëri-tjetrit. Përjashtimi i katër deputetëve pa i dëgjuar është mungesa më elementare e respektit ndaj kolegut. Funksionimi i Kuvendit është gjëja më e rëndësishme që mund të ruajë edhe imazhin tuaj.

Po shkel procedurat. Edhe administrata që menaxhon seancat. Kjo që bën t’i mund të të bëjë më të përdorur nga Edi Rama dhe jo më të zgjuar. Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë. Ai mund ta mbyllë këtë punë me ne por me Amerikën nuk e mbyll dot.

Amerika do ta mbyllë për veten e vet se i ka futur hundët aty ku nuk duhej.”, tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re