Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpjeguar shkakun e “krisjes” së marrëdhënies së saj me Lulzim Bashën.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi ka nxjerrë mesazhet që i dërgonte Bashës, duke i kërkuar që të mbante Gazment Bardhin larg votave të partisë së saj.

Monika Kryemadhi:
“Marrëveshja e 5 qershorit ishte krisja e parë se zoti Basha nuk donte ta firmoste. E mbani mend topi është në fushën e luli bashës. Kjo marrëveshje nuk do firmosej ditën tjetër. Po ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim janë dëshmitarë zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që thamë ne do ta firmosim. Pasi u firmos marrëveshja e 5 qershorit që betonizonte 85% të vendeve në Parlament të opozitës. Edhe të Nismës Thurje edhe të shumë partive të tjera. Aty fillon origjina, fillon origjina tek ndryshimet kushtetuese.

Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë. Basha më mori në telefon; E qartë, flas unë me Gazin”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re