Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Ajo ka mbajtur fjalën në podiumin evendosur përpara Kryeministrisë. Kryemadhi deklaroi se Rama kërkon të çnderojë flamurin shqiptar.

 

“U betuan për Shqipërinë. Ky flamur është motivi ynë më i madh për Shqipërinë tonë europianek, për Shqpërinë e rilindësve. Ky flamur, sot më shumë se kurrë, ka rëndësinë më të madhe pasi Edi Rama me Open Balkan, kërkon ta çnderojë. Të valëvisim fort flamurin tonë duke kthyer djemtë dhe vajzat në Shqipëri, duke kthyer trurin që ka ikur. Sot më shumë se kurrë, ky Bulevard është mbushur” – tha Kryemadhi.

 

Ajo theksoi se detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë.

 

“Sot ky bulevard i mbushur po jep mesazhin e shpresës, detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re