Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur pas takimit me presidentin Ilir Meta.

Fjala e plotë: Për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë para dy viteve. Shqiptarët duhet të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do garantojë qeveri europiane.

Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhjeve dhe besoj se më e rëndësishme se një datë, është që shqiptarët duhet t’i kishin bërë zgjedhjet dy vite më parë, Unë mendoj që një datë e zgjedhjeve do krijonte mundësinë e lëvizjes së gjërave.

Ka me mijëra studentë që po largohen për shkak të varfërisë. Mjekët dhe infermierët janë në kushte të tmerrshme në spital. Janë shumë gjëra që do zgjidhen me bërjen e zgjedhjeve. Sa më shumë të zgjasë këshilli politik për politikën, aq më jetëgjatë do jenë në televizion. Asnjë nuk do flasë për shqiptarët por për imazhin e vet. Sa më shpejt zgjedhjet aq më mirë edhe për ju.

Sot asnjëri nga ne nuk ka pleqëri të mbarë. Fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar janë garanci për çdo parti politike. Në 92 partia e Punës u përmbys edhe pse ruhej me policë.

Unë mendoj që letra e Yuri Kim është e domosdoshme për ta lexuar jo vetëm ne, por edhe mediat dhe sidomos PS. Në listat e LSI nuk ka pasur ndonjë kandidatë problematikë. Nëse shkojmë drejt listave të hapura do e vendosin qytetarët deputetin.
Ditët e Zotit, janë të Zotit. Këto janë gjëra të vogla.

Sot është një nga vizitat e rradha në presidence. Kryesia vendosi të vija unë pasi është ditë e rëndësishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re