“Se mohoj dot që s’është socialist Ditmir Bushati se e kam marr vetë.” Kështu u shpreh Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme për ish-ministrin e Jashtëm.

Kryemadhi tha se, Ditmir Bushatin e kishte bërë ajo personalisht anëtar të PS-së dhe s’mund të mohonte që ai është socialist. Ndërkohë, Kryemadhi shtoi se, s’mund të quajë socialist ministrat e rinj si Besa Shahini, pasi ata sipas kryetares së LSI-së s’kanë përgjegjësi ndaj votuesve.

“Se mohoj dot që s’është socialist Ditmir Bushati se e kam marr vetë. E kam marr vetë Ditmir Bushatin, e kam bërë unë anëtar të PS-së atë. E kam marr nga bankat e Petro Ninit dhe e futa në PS. Nuk e mohoj dot që s’është socialist ai. Ashtu sic mund të them për Besa Shahinin që s’është socialiste, s’ka përgjegjësi”, u shpreh Monika Kryemadhi, e ftuar në “Real Story”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re