Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cilëson një ditë të veçantë dhe të mirë për Kosovën 4 shtatorin. Kryemadhi ka reaguar me një postim në “Twitter” pas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo thekson se ky është një hap i madh drejt njohjes reciproke dhe krimit të një klime paqeje e stabiliteti në rajon.

“Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!

Sot SHBA dhe Presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shkruan Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re