Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar pozicionin e Përparim Spahiut si drejtues politik për qarkun Tiranë të LSI në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Sot ndihem pak si në minorancë për sa i përket dijeve, por edhe të gjitha asaj që Rimi dhe profesor Besniku ofrojnë me profesionalitetin e tyre. Ne këtu sot duke qenë së bashku me Përparimin si kryetar i Tiranës, kemi ardhur të prezantojmë edhe doktor Besnikun, i cili do të marrë angazhimin e tij për të gjithë njësinë, që është i angazhuar dhe do të ketë përgjegjësinë e tij jo vetëm me 25 prillin, por edhe shpalljen e rezultatit.

Edhe me Përparimin për sa i përket asaj që kemi diskutuar për programin ekonomik, jo vetëm për sa i përket taksës së sheshtë, por edhe disa analiza të tjera që ne do t’i kemi në vazhdim. Në fund të ditës përgjegjësia e secilit nga ne është jo vetëm ndaj vetes sonë, por edhe ndaj familjes, ndaj shoqërisë edhe ndaj të gjithë atyre qytetarëve që i kanë dhënë shansin LSI-së për të qenë pjesë e gjithë kësaj.

Sot duke u përfshirë të gjithë do të jetë një hapësirë shumë më e madhe për shumë të rinj. Edhe angazhimi i Përparimit në Tiranë apo edhe juaji në një forcë politike tashmë, duke marrë përsipër tashmë diçka më shumë se profesionalizmi juaj, besoj se është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re