Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një urim ndryshe me rastin e Ditës së Verës.

Kryemadhi ka postuar një foto duke hekurosur rrobat, ndërkohë që ka uruar të gjitha gratë, nënat dhe gjyshet të cilat janë dedikuar me orare të zgjatura për higjienizimin e shtëpisë dhe mirëqenies së familjes.

“Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit.

Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t’ja dalim. “, thekson Kryemadhi. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re