Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim, Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht deputet i parlamentit grek dhe këshilltar i kryeministrit Mitsotakis, z. Anastasios Chatzivasileiou.

Në këtë takim, Kryemadhi e ka vendosur theksin te marrëdhënia e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithashtu, kryetarja e LSI-së ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë.

Në këtë drejtim Kryemadhi ka shprehur qëndrimin e partisë që drejton, ku ka nënvizuar se marrëdhëniet mes dy shteteve duhet të bazohen në transparencë dhe mirëbesim. Në takim është folur dhe për marrëveshjen e detit.

Monika Kryemadhi ka thënë se kjo marrëveshje duhet të realizohet me transparencë dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, kryetarja e LSI-së vlerësoi respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve. Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re