Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në Prevallë, ku po kalon pushimet bashkë me familjen, ka publikuar një foto me djalin e saj,  e cila ka ngjallur shumë reagime tek komentuesit.

Në fakt, fotoja nuk kishte asgjë të veçantë, por ndjekësit në rrjete sociale janë irrituar nga ato çfarë Kryemadhi deklaron dhe ato çfarë bën në të vërtetë.

“Mirë e ke ti po me çfarë të ikim ne me fëmjitë tanë që të. Me çfarë lekësh?

Bën mirë mos i nxjerrësh fare këto foto ti që mendon për popullin që s’ka bukë të hajë. Mos i bëj karshillik se do të të kthehen ato lotë nënash e femijësh që s’kanë mundësi. Asgjë nuk harrohet”, i shkruan një qytetare.

Një tjetër i ka kujtuar protestat, duke pyetur se ku  ku i kanë lënë njerëzit që protestonin.

“Me djersën e popullit bëni pushime. Populli po shijon fukarallëkun që i keni shtuar ju, se nuk kanë bukë me ngrënë e jo për pushime…

Nuk është mirë që ti të bësh këto foto, ku e le grevën, ku i le njerëzit që vinin e bëni grevë, kurse ti del e bën reklama dhe foto”, shkruajnë të tjerë qytetarë.

Ashtu si ndaj bashkëshortit të saj edhe ndaj Kryemadhit, nuk kanë munguar komentet që i tregojnë burgun.

“Në Reç ka relaks të paparë, po piqen dhe gështenjat.

Së shpejti, por 11 hale nuk t’i bëjmë dot…..Shijoni shijoni…ishalla, do vijë momenti që t’i villni të gjitha ato që keni vjedh Shqipërisë së mjerë, u pasuruat sa s’dini ka ti çoni, prej hundësh ju dalshin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re