Subscribe

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kërkon transparencë nga qeveria për çështjen e inceneratorëve.

 

Në daljen e radhës, ajo pyeti ministren e Financave Delina Ibrahimaj nëse ka kryer auditim në inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës dhe pse kanë vijuar pagesat deri në vitin 2020, pavarësisht se u zbulua skema e evazionit fiskal.

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

 

“A ka audituar ndonjëherë MF inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Nëse që në 2018 këto kompani janë konstatuar nga Hetimit Tatimor që kanë kryer evazion fiskal, a ka shkuar deri në fund hetimi tatimor? Pse keni frikë nga transparenca? Ku janë 128 mln euro të investuara, transpsarencë po kërkoj. Jemi në 2022 dhe vetëm transparenca e sqëaron këtë gjë.”

 

Faktet sipas Monika Kryemadhit janë të qarta dhe tashmë i kanë kuptuar edhe qytetarët që ju bashkuan protestës. Ajo iu bëri thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë sa më parë.

 

MONIKA KRYEMADHI

KRYETARE E LSI

 

“Pjesëmarrja e qytetarëve dje në protestë, tregon haptaz që kanë filluar të kuptojnë mashtrimin  dhe grabitjen qëe ju bëhen. Grabiti me koncesione koruptive, po grabit mijëra euro me inceneratorë dhe po grabit identitetin e pensionistëve të pafajshëm për të justifikuar gjithë këtë krim. Çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratort të Tiranës, i b ëj thirrje SPAK të mos e zgjasë më, qytetarëve ju grabiten 80 mijë euro në ditë.”

 

Për akuzat e opozitës reagoi të mërkurën ministrja Delina Ibrahimaj, e cila sqaroi se evazioni fiskal që po denoncohet çdo ditë prej LSI, është konstatuar dhe kallëzuar që prej 2018 nga Administrata Tatimore dhe prej vitesh, vijojnë hetimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re