Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar vendimin e qeverisë për shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga kriza politike që ka përfshirë vendin.

 

Pas takimit në tryezën e opozitës për lirinë e medias, Kryemadhi akuzoi qeverinë se me verpimet e saj po zvarrit akoma më shumë Shqipërinë nga rruga e integrimit.

 

“Tashmë kryeministri kërkon për të mbuluar në mënyrë të vazhdueshme fatkeqësinë e tërmetit të 26 nëntorit, për të kaluar në një situatë tjetër dhe për të mbyllur gojën e mediave dhe të gjithë kritizerëve të tij, e tjetra për ti qëndruar sa më larg zgjidhjes së krizës politike në të cilën gjendet sot Shqipëria. Kërkesat e qeverisë sot dhe qeverisë Rama nuk janë gjë tjetër veçse largimit nga 9 kushtet e Bundestagut, nuk janë gjë tjetër veçse largim nga problemet që ka sot Shqipëria, duke filluar nga ajo që është më e rëndësishme, që në pranverë KE kërkon që të eci përpara me hapjen dhe çeljen e negociatave për Shqipërinë së bashku me Maqedoninë e Veriut, por mënyra që z. Rama kërkon që të zvarrisi dhe të largojë sa më larg Shqipërinë nga Bashkimi Europian nuk është gjë tjetër, sepse tashmë më çfarë kuptojmë ne zoti Rama ka një axhendë politike anti europiane, ka një axhendë politike anti Shqiptare.”

 

Kryemadhi komentoi më tej edhe largimin e Malajt nga Bordi I Bankës së Shqipërisë.

 

“Largimi i z. Arben Malaj nga bordi i Bankës së Shqipërisë dhe zëvendësimi i tij me ndonjë kasnec të z. Rama nuk është gjë tjetër, mund të jetë një lëvizje tjetër politike për të mbuluar gropën e zezë ekonomike që po kalon sot Shqipëria, spostimi i të gjithave fonde e te tjera me radhë, ashtu sikur se mbulimi i mos përballimit të situatës emergjencës civile për sa i përket çështjes së tërmetit të 26 nëntorit.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re