Monika Kryemadhi ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes pas gjobitjes së partisë së saj për shkeljen e masave antiCovid.

Ajo hodhi akuza të rënda së bashku me Petrit Vasilin në krah.

“Shumë mirë bënë që e gjobitën Endrit Braimllarin.

Tani nga inati ai nuk do bëjë 500 takime në ditë, por 1500 takime.

Edi Rama ta dijë mirë se askush nuk do të ikë nga kjo botë pa e larë hakun e vet.

Të mos mendojë se kokaina që i vjen nga Elbasani është aq e mirë.

Ne do ta zhdukim megjithë farën e poshtër të tij. Mua as plumbi nuk më ndalon.

Edhe sikur me plumba të më qëllojnë unë ato plumba do t’i kthej në vota”.

Edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri unë nuk tërhiqem” – tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re