Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi uroi besimtarët e krishterë për Pashkët. Ajo tha në “Facebook” se kjo ditë duhet të na shërbejë për të hapur zemrën dhe për të shprehur dashurinë.

 

“Në vigjilje të kremtimit të Pashkëve, ringjallja e Krishtit sjell pranë familjeve tona shpresën e gëzimit të jetës përtej vështirësive. Pas javëve të kreshmës, të kaluara në një situatë të vështirë si kjo që po përballemi të gjithë bashkë në kushtet e pandemisë, kjo ditë e bekuar na fton të shikojmë përpara duke hapur zemrën ndaj të mirës, të forcojmë besimin te Zoti dhe dashurinë për njëri-tjetrin, për vendin, kombin. Kështu, e nesërmja jonë do të jetë me siguri e lumtur. Pashkë të bekuara, me shpresën se paqja dhe harmonia do të mbizotërojnë gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! 🙏”

 

Nga politika, kanë uruar edhe kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Lulzim Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re