Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave që humbën jetën nga tërmeti që goditi vendin mëngjesin e kësaj të marte.

 

Në një postim në Facebook, Kryemadhi u ka ururar shërim të shpejtë edhe gjithë qytetarëve të plagosur ndersa thekson se sot me shume se kurre duhet te behemi me njeri-tjetrin.

 

“Qytetarët shqiptarë po përballen sot me një situatë shumë të rëndë si pasojë e një tërmeti të paprecedentë. Shpreh ngushëllime nga zemra për të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe dhimbja ime bashkohet me dhimbjen e tyre. I uroj shërim të shpejtë të gjithë të traumatizuarve dhe të plagosurve. T’i lutemi Zotit të na japë forcë dhe kurajo për të përballuar këto momente të vështira për të gjithë ne. Gjej rastin të shpreh solidaritetin tim të plotë me të gjithë ata, që po kontribuojnë për të shpëtuar jetët e njerëzve. Të gjithë personelin mjekësor, mjek dhe infermierë që po trajtojnë të plagosurit, punonjësit e emergjencave civile, zjarrfikësit, punonjësit e policisë së shtetit dhe anëtarët e forcave të armatosura. Çdo minutë është e shtrenjtë në këto momente, ndaj mos të kursehet asgjë dhe të vihet në dispozicion gjithçka, që kjo fatkeqësi kaq e rëndë të përballet me sa më pak humbje jete njerëzore.  Sot më shumë se kurrë na duhet solidaritet me njëri-tjetrin! Zoti e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re