Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka pranuar se është thirrur nga SPAK vetëm për aferën e inceneratorëve. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se lajmet e rreme kthehen në padi, por mohon ngritjen e një hetimi mbi të.

 

 

S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”, -tha Kryemadhi.

 

Nga ana tjetër, Kryemadhi deklaroi se nuk i vjen mirë për situatën e krijuar këtë të hënë në Kuvend, por rezistenca e opozitës ndaj padrejtësive duhet të vazhdojë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re