Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar takime me aktivistë në kryeqytet.

Lidhur me këtë kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi shprehet se LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë.

Sipas Kryemadhit Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët.

“LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re