Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj.

Kryemadhi shkruan se projekti jo transparent i Open Balkan garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, të cilat sipas saj nuk duhet të promohen.

“Takim mjaft i ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nisma me karakter individual, si projekti jo transparent i Open Balkan që garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, nuk duhet të promohen, përkundrazi është i nevojshem bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon. Mbetemi të angazhuar për bashkëpunimin intensiv me faktorin politik në Kosovë për të cuar përpara zhvillimin ekonomik, forcimin e bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe ecurine e shpejte e te sukseshme te integrimit euroatlantik te saj”, shkruan Kryemadhi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re