Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith.

Kryemadhi publikon në “Facebook” fotografi nga takimi me ambasadorin, ndërsa thekson se mirëpret bashkëpunimin me të për të çuar përpara synimet e përbashkëta.

“Mikëprita me kënaqësi në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Z. Alastair King-Smith. Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve tona. 🇦🇱🇬🇧”, shkruan Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re