Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në selinë e partisë së saj.

Kryemadhi thotë se LSI mbështet punën e institucionit për të përmbushur misionin e tij.

Ajo thekson se shumë punonjës gjatë qeverisjes aktuale janë larguar pa të drejë nga puna, biznese të gjobitura pa të drejtë dhe shqiptarë të trajtuar padrejtësisht.

Kryemadhi premton se më 25 prill merr fund paligjshmëria dhe qeveria e re do punojë për të gjithë njësoj.

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

U takova sot me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, një institucion me rëndësi tepër të veçantë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga abuzivizmi i qeverive. LSI është e angazhuar plotësisht, që të mbështesi punën e këtij institucioni në përmbushje të misionit të tij. Është e nevojshme të rivendosim në vend zbatimin e ligjit kundrejt dëmeve shumë të mëdha, që veprimet e paligjshme të Rilindjes kanë shkaktuar ndaj punonjësve të larguar pa të drejtë nga puna, bizneseve të gjobitura pa të drejtë dhe çdo shtetasi shqiptar të trajtuar padrejtësisht, liritë e të cilit janë të mbrojtura me ligj.

Nxis çdo qytetar të denoncojë çdo rast të shkeljeve të lirive të tij pranë këtij institucioni. 25 prilli, dita kur paligjshmëria merr fund dhe qeveria do të punojë për të gjithë njësoj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re