Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Spiekeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Nancy Pelosin.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Kryemadhi në një postim në “Facebook”, e cila zbardhi dhe detaje nga takimi.

 

Sipas Kryemadhit, takimi u fokusua mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re