Skip to content

Kryemadhi “torturon” Kejdi Mehmetajn e Petrit Vasilin, i mban peng: Kush do futet në Kuvend?!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka rezultuar të jetë fituese e mandatit të deputetes në dy qarqe, Tiranë dhe Fier ku ishte renditur e para në listat e partisë së saj.

Nëse ajo vendos të marrë mandatin në Tiranë, në Fier futet Kejdi Mehmetaj e cila ka arritur të marrë 712 vota.

Ndërkohë në Tiranë, Kryemadhi po mban pezull vendin në Kuvend të Petrit Vasilit i cili arrin mandatin nëse kryetarja e partisë shkon në Fier.

Vasili ka arritur të sigurojë më pak vota se Mehmetaj, 362 gjithsej, ndërsa deri më tani Erisa Xhixho në Tiranë e ka të sigurt mandatin në Kuvendin e ardhshëm, pasi LSI siguroi 2 vende në Tiranë.

TIRANË

Monika Kryemadhi 2446 vota

Erisa Xhixho 1066 vota

Petrit Vasili 362 vota

FIER

Monika Kryemadhi 1771 vota

Kejdi Mehmetaj 712 vota