Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2019.

 

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi teksa ka hedhur një foto të të gjithë familjes, i uron shqiptarët për një vit të mbarë dhe plotë mirësi e dashuri.

 

Ajo shprehet se 2019 do të jetë një vit I ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha në jetët e shqiptarëve.

 

“Mbrëmja e ndërrimit të viteve qoftë e bardhë dhe e gëzuar për të gjithë shqiptarët. Zoti u dhëntë forcë të gjithë atyre që sot ulen në tryezën e festës me dhimbjen për të dashurit e tyre që nuk jane më. Ndihmofte ata, që me sakrifica kanë blerë ushqimet për të gëzuar fëmijët e tyre dhe të afërmit. Në këtë mbrëmje të fundit të 2018, zoti u dhëntë forcë e kurajo të gjithë atyre që luftojnë me semundjet e që po kalojnë natën në qendrat spitalore. I uroj të gjithëve me zemër një vit të mbarë, me shëndet, mirësi e dashuri për 2019! Qoftë një vit i bukur, me dashuri e ngjyra në jetën e shqiptarëve. Një vit i ri me qëllime dhe ndryshime të mëdha që të dëshmojë se të gjithë shqiptarët meritojnë të jetojnë më mirë se ky vit që lamë pas.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re