Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se në këtë natë të shenjtë Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet.

“Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Bashkohem në lutje me vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam, për më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare!”, shkruan Kryemadhi.

Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i…

Posted by Monika Kryemadhi on Saturday, May 8, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re