Kryetarja e LSI-së ka thënë se 25 prilli është një referendum thelbësor për t’i dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar.

Në një intervistë në A2, Kryemadhi theksoi se Rilindja është një sekt kriminal që ka kapur shtetin dhe ekonominë e vendit dhe kjo duhet të marrë fund.

Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se Edi Ramën, shqiptarët e kanë peshqesh nga toleranca e presidentit Meta.

“Rama kërkon të ç’fokusojë objektivin e LSI-së duke sulmuar presidentin. Rama çdo gjë që ka arritur e nga Ilir Meta. Nano e solli, por Meta e mbajti ministër Kulture, e bëri kryebashiak dhe kryetar të PS-së. Ramën e kemi peshqesh nga toleranca e Ilir Metës.” – shtoi më tej Kryemadhi.

Në fund, Kryemadhi pohoi se do kandidojë në Fier, Elbasan e Tiranë si dhe në një qark tjetër të cilin do e vendosë më vonë.

“Të gjithë e ndjejnë të domosodshmë nevojën për të shkuar të votojnë e të japin ndihmën për t’i dhënë tranzicionit 30-vjeçar në vend, për të rrëzuar këtë sistem të kalbur.

Basha e mori përgjegjëinë për t’u dalë garant aleatëve të PD-së. LSI-së ka tjetër fokus votuesish, ka socialistët e zhgënjyer. Ne nuk duam të çojmë PS-në për skprap por duam t’u japim mundësinë socialistëve të zhgënjyer që të gjejnë veten. Për kë punon sot Rilindja. Kush socialist apo biznes socialist fiton sot nga vendimet e Ramës.

Ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë kundër kapjes së ekonomisë ndaj një sekti kriminal si Rilindja që ka kriminlizuar PS-në. Veliaj akuzohet për lidhje me Ndranghetan, për pastrimin e parave të mafias dhe nuk është i LSI-së.” – tha Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re