TIRANË, 6 tetor/ATSH/ – “Vettingu në politikë do të dekriminalizonte institucionet e shtetit dhe ekonominë shqiptare”, tha sot kryetarja e LSI-s, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LSI-së në Berat.

Duke u ndalur te situata në vend, Kryemadhi tha se “sot shqiptarët janë më të varfër dhe më të pasigurt, ndaj është momenti për të reaguar”.

Reforma në Drejtësi e miratuar me konsensus në vitin 2016, sipas saj, “po përdoret si një mundësi shpëtimi dhe përfitimi për krimin e organizuar dhe si një kamzhik në dorë për qytetarët e thjeshtë”.

“Sot Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Prokurori të Krimeve të Rënda, për shkak të kësaj reforme të kapur nga Edi Rama, i cili pret çdo ditë e më shumë për të ndërtuar SPAK-un dhe Byronë e Hetimit që të funksionojnë për të”, tha Kryemadhi. /m.m//e.caushi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re