Skip to content

“Kryeministër ule hundën se e di ku përfundojnë diktatorët”, avokati Islami thirrje Gledis Nanos: Ke shkelur Kushtetutën, largoji policët nga provokimet

WhatsApp Image 2022 03 12 at 14.12.36 e1647091363795

Avokati Zaçe Islami ka qenë sot para drejtorisë së policisë aty ku po mbahen disa prej protestuesve të arrestuar.

Ai i bëri thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nanos që të largojë policët nga provokimet ndërsa Ramën e paralajmëroi se nëse nuk ulet në bisedime me qytetarët do të ketë fatin e të gjithë diktatorëve.

Avokati: “Sot kryeministri na mashtroi përsëri, në një kohë që zbritja e cmimit të shkojë 130-140 lekë. Kryeministrin e gënjen mëndja.

Drejtor Hiq provokatorët. Ki kujdes se po luan me zjarrin, popullit i ka vajtur ku nuk mban më, askush nuk dogji, nuk qëlloi, pse i ke mbushur burgjet plot, ke shkelur Kushtetutën do përgjigjesh, largoji policët nga provikimet .

Kryeministër ke thënë sot se deri më datën 15 do zbres cmimi. Bëj ndryshim qeverie, ulu në bisedë me popullin, ule hundën se e di ku përfundojnë diktatorët”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb