Kryeministri Edi Rama është shprehur se “më duhet rri edhe pak”, referuar largimit të tij nga politika, teksa theksoi se ka një mision para dhe është anëtarësimi në BE.

Rama theksoi se kryeministrat shkojnë e vijnë, duke shtuar “më duhet ta përmund këtë mision, nuk mund të luaj me fat”.

Kreu i qeverisë theksoi se është momenti për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që i janë bërë në breza kombit shqiptar.

Edi Rama: Kryeministrat shkojnë e kryeministrat vijnë. Mua më duhet të rri edhe pak, dakord, të rri edhe pak sepse duhet ta përmbush këtë mision.

Nuk mund të luaj me fatin, e kemi krijuar këtë fat por edhe na është krijuar ky fat edhe nga rrethanat e Evropës.

Është momenti për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që i janë bërë në breza kombit shqiptar, populli shqiptar, nga të huajt dhe nga vetja, më shumë nga vetja se sa nga të huajt. Por sot hakmarrja ka emër, ka destinacion, ka një mision që quhet Shqipëria anëtare e BE.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko