Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, tha se janë të gatshëm të shikojnë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Armenisë.

“Jemi të gatshëm të konsultojmë normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë”, tha Pashinyan në mbledhjen e qeverisë në kryeqytetin Jerevan.

Duke bërë të ditur se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë deklarata lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë, Pashinyan tha se “Në këto deklarata shikojmë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Armenisë. Jemi të gatshëm të konsultojmë normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë dhe vendosjen sërish në funksion të transportit rrugor dhe hekurudhor. Ne jemi të gatshëm për bisedime të tilla dhe ta zgjerojmë këtë edhe më tej”.

Me konsultimet në fjalë mund të sigurohen lidhjet e rajonit në të gjitha drejtimet shpjegoi Pashinyan, i cili u shpreh se “Rusia ka deklaruar se është e gatshme të ndihmojë për këtë çështje. Po ashtu për këtë çështje interesohet edhe Bashkimi Evropian, Franca dhe SHBA-ja. Dihen edhe qasjet e Indisë dhe Kinës për rivendosjen sërish në zbatim të transportit në rajon”.

Pashinyan shtoi se planet për korridorin e transportit në rajon nga veriu në jug kanë një vend të veçantë edhe në bisedimet e kryera me Iranin dhe Gjeorgjinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re