Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot deklaratën e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.

Bëhet fjalë për deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Nënshkrimi u bë në kuadër të vizitës së kryeministrit britanik a Keir Starmer, i cili vizitoi sot vendin tonë për herë të parë.

Kryeministri Edi Rama priti me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

“Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri britanik Starmer zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, u shpreh Rama.

Në ceremoninë e organizuar përpara Kryeministrisë, pas ekzekutimit të himnit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Himnit Kombëtar të Shqipërisë, Rama dhe Starmer vijuan takimin në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.

Vizita e Keir Starmer i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet nesër në Tiranë, më 16 maj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko