Kryeministri çek Andrej Babis, ka refuzuar të marrë 50 fëmijë jetimë nga Siria, si një gjest simbolik solidariteti.

Ka qenë një propozim i demokratëve të krishterë çekë që vendi i tyre, si një gjest solidariteti, të pranojë 50 fëmijë pa prindër nga Siria të cilët arritën në kampet e refugjatëve në Europë.

Por presidenti Babis, një kundërshtar i flaktë i politikës së “dyerve të hapura” në BE, mik me Orbanin e Salvinin në këtë pikë, ka refuzuar të bëjë një gjest të tillë

“Pse duhet t’i marrin? Ne kemi jetimët tanë, kemi nevojë t’i përgatizim për jetën. Unë u futa në politikë kryesisht për këtë arsye, që të kujdeset për shtetasit çekë. Dhe kur është fjala për jetimët, pse injorohet Ukrainë? Pse duhet të interesohemi vetëm për sirianët?”, tha Babis në një intervistë për edicionin e fundjavës të së përditshmes çeke Dnevnik.

Babis përsëriti se  ky refuzimi çek është po ashtu “një qëndrim simbolik si reagim për paaftësinë e BE-së në zgjidhjen e problemit të refugjatëve”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re