Eksperti i Ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë , ka komentuar krijimin e dy ministrive të reja nga kryeministri Edi Rama, atë të Administratës Publike dhe Antikorrupsionit, si edhe dikasterin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Eksperti Teliti u shpreh se kryeministri Rama, me krijimin e ministrisë Antikorrupsion konfirmoi, sipas tij, se niveli i korrupsionit është rritur.

Ai u shpreh se korrupsioni është tashmë në vend është në nivele galopante dhe të papërmbajtshme tashmë.

Ndërsa shtoi se shkrirja e Ekonomisë me Kulturën në një ministri të vetme nuk ka sens.

Dorian Teliti: “Fatkeqësisht niveli i korrupsionit është rritur dhe kryeministri e pranon zyrtarisht këtë gjë. Vjen dita dhe krijon një institucion të ri, nuk kam pritshmëri që do të luftojë korrupsionin, është thjesht për çështje propaganda, koha do ta tregojë. Është pranim i faktit të asaj që kemi denoncuar prej kohe që korrupsioni në vend është në nivele galopante dhe të papërmbajtshme tashmë.

Sa i përket ministrisë së Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, së pari njëherë u bë shumë mirë që u nda ministria e financave me ekonominë, ka qenë gabim bashkimi i tyre. Është diçka pozitive, bashkimi i ekonomisë me inovacionin ka sens, nuk shoh asnjë arsye si mund të bashkosh ekonominë me kulturën, si të bashkosh ministrinë e jashtme me të punës. Institucione të ndryshme por s’kanë qëllime të përbashkëta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re