Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla e deputeti Erjon brace, ishte këtë te premte në Lushnje e Divjake. Shefi i qeverise inspektoi punimet për rikonstruksionin e disa shkollave te cilat kane qene te amortizuara.
 
Kryeministri Edi Rama theksoi se në të gjithë zonën, transformimi i shkollave është spektakolar. Ai vlerësoi ndryshimin qe kane pësuar gjashte institucione arsimore te cilat janë pajisur me ambiente sportive për nxënësit, kaldaja për ngrohje, laboratorë për lendet mësimore te kimisë, biologjisë dhe fizikes. Shkollat kane  te instaluar edhe sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re