Kreu i qeverisë Edi Rama është takuar në Presidencë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj ditën e sotme.

Rama shkruan e fokusi i bisedës së tyre ishte Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizita e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron.

Kryeministri shkruan se ardhja e Macron në Tiranë është e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar

“Me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për temat e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron, e para vizitë bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar”, shkruan Rama.

Edhe presidenti Begaj, ka njoftuar takimin e tij me kryeministrin ndërsa përmend edhe vizitën zyrtare për herë të parë të presidentin francez Emmanuel Macron, në kuadër të procesit të Berlinit.

“Me Kryeministrin Rama për Samitin Historik të Procesit të Berlinit në Tiranë dhe vizitën zyrtare për herë të parë në Shqipëri të Presidentit Francez, Emmanuel Macron,” shkruan presidenti në Facebook.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re