Edouard Philippe nuk do të jetë më 1 qershor në Jerusalem, ashtu siç ishte parashikuar, pasi vizita e tij e planifikuar është anuluar.

Kryeministri francez do të ishte krah homologut izraelit, Benjamin Netanyahu, në këtë qytet, në një aktivitet kushtuar lidhjeve franko-izraelite. Udhëtimi i tij parashikonte dhe një vizitë në Tel-Aviv dhe në Ramallah, në territorin palestinez.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, anulimi i vizitës është përligjur me axhendën e ngjeshur në vend.

Por vendimi vjen pikërisht në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, shton i njëjti burim informativ.

Franca po përpiqet ta mbajë në jetë marrëveshjen bërthamore me Iranin të 2015-s, të kundërshtuar ashpër nga kryeministri izraelit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re