Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, analizoi situatën e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe projektin e iniciuar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ‘Open Balkan’. Teksa u shpeh se projekti ‘Open Balkan’ do të kishte vlerë nëse Serbia do të njihte Kosovën, Kalaja evidentoi dhe një gënjeshtër të kryeministrit Rama në takimin e Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan marrëveshjet mes tre vendeve. Kalaja thekson se Rama në takim u shpreh se Serbia ishte shteti i parë i cili i erdhi në ndihmë Shqipërisë në kohën kur ra tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që e vërteta qëndron se ishte Kosova ajo e cila iu gjend pranë shqiptarëve.

“Mos harroni që ka pasur një padi që kryeministri Rama i ka bërë Rramush Haradinaj, pra kryeministri i Shqipërisë ka hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës. Mund të ishte normale që kryeministri i Shqipërisë të hidhte në gjyq kryeministrin e një vendi tjetër, por jo sivllaun e vet nga Kosova. E gjithë kjo klimë e disfavorshme ka ndikuar në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Mos të harrojmë dhe një deklaratë tjetër nëse ju kujtohet, ditën e parë të ‘Open Balkan’ në Maqedoni, kryeministri Edi Rama nuk kishte as mirënjohjen më të vogël për atë ç’ka bënë qytetarët e Kosovës ditën që ra tërmeti më 26 Nëntor të vitit 2019, duke e mohuar këtë rol dhe duke thënë se pas kishin qenë serbët ata të cilët na ndihmuan të parët kur ra tërmeti.

Kjo është një e pavërtetë e madhe pasi ishin qytetarët e Kosovës ata të cilët na ndihmuan të parët qoftë në operacionet e kërkim shpëtimit, qoftë në shpërndarjen e ndihmave pas tërmetit”, tha Kalaja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re