Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për t’i shprehur ngushëllimet pas tërmetit shkatërrues.

 

 

Mitsotakis i ka shprehur Erdogan gatishmrinë e Greqisë për mbështetje e ndihma.

 

 

“Erdogan ka falenderuar Mitysotakis për suportin” ka njoftuar zyra e kryeminstrit grek.

 

 

Nga tërmeti i fortë në Turqi e Siri deri më tani janë konfirmuar mbi 2300 humbje jete e mijëra të lënduar.

 

 

Dëmet materiale në të dy vendet janë të pallogaritshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re