Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive në Tiranë ka deklaruar se në marrëveshjet që do të firmosen sot mes dy qeverive tregojnë përkushtimin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Më tej Hoti theksoi se njëra ndër marrëveshjet do të jetë edhe krijimi i një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës.

“Kemi vlerësuar se përmes implementimit të këtyre marrëveshje, siç është krijimi i fondeve të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Marrëveshja për bashkëprodhim të filmit, bashkëpunimi në fushën e transportit, bashkëpunimi në platformën dixhitale.

Bashkëpunimi i thellë i ministrive të Kulturës, bashkëpunimi i dy ministrive të Shëndetësisë, në atë të sigurisë, ekonomisë dhe parandalimin e evazioni fiskal tregojnë përkushtimin dhe përcaktimin tonë për të zgjidhur problemet”, tha Hoti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re