Duke kritikuar sanksionet e BE-së kundër Rusisë, kryeministri hungarez Viktor Orban tha se “politika sanksionuese e BE-së thjesht nuk funksionon”.

Duke folur në Forumin Ekonomik të Katarit, Orban tha se nuk është e arsyeshme të prezantohen pako sanksionesh për herë të 11-të duke shpresuar se rezultati do të jetë i ndryshëm.

Pas fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës në shkurt 2022, bota perëndimore, veçanërisht Evropa, përpiqet të paralizojë ekonominë ruse duke zbatuar sanksione, siç janë ndalimet e eksporteve dhe ndalimet për të ofruar produkte strategjike.

Ai theksoi se në vend të përfshirjes në luftë, duhet të ndalet përshkallëzimi.

Orban gjithashtu tha se Hungaria ka një termocentral bërthamor, i cili bazohet në teknologjinë ruse, duke shtuar se vendi i tij duhet të përdorë teknologjinë ruse sepse përdorimi i ndonjë teknologjie tjetër është shumë i rrezikshëm.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re